Në vijim të punës për ndalimin dhe arrestimin e personave që posedojnë armë pa leje dhe lëndë narkotike policia e Vlorës arriti të arrestonte Imer Maskaj, 58 vjeç, banues në Hysoverdhë, Vlorë.


Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 58-vjeçarit policia arriti të gjente dhe i sekuestroi në cilësinë e provës materiale 2 armë zjarri automatik model 56;1 armë gjahu teke; 121 fishekë luftarakë;447 copë fishekë për pistoletë TT M-54;12 copë fishekë për armë gjahu si dhe 11.5 kilogramë lëndë narkotike Cannabis Sativa.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version