Policia e Vlorës ka arrestuar një 26-vjeçar të cilit iu gjetën 2 mina me celular.
Arrestimi Roberto Hodaj,banues në Vlorë,u bë pasi gjatë kontrollit të policisë në makinën e tij tip ”Benz ML”,iu gjetën 2 mina me celular. Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Policia arriti ti sekuestronrte minat,lëndën narkotike,makinën si dhe aparatin cellular që përdorte 26-vjeçari.//sosnews.al