Një çift të moshuarish në zonën e plazhit të vjetër në qytetin e Vlorës u terrorizuan dhe grabitën në banesën e tyre nga katër persona të maskuar.

I zoti i shtëpisë Resmi Osmënaj tha se pasi kontrolluan të gjithë banesën, nën kërcënimin e armës ata morën paratë një shumë prej 20 mijë lekësh. 81 vjecari thote se mundi ta njoftojë policinë, vetëm pasi grabitësit u larguan.

Sanije Osmënaj tha për mediat se grabitësit i hoqën varësen nga qafa, ndërsa e kërcënuan se nëse do të njoftonte policinë do ti vrisnin.

Sipas banorëve, kjo zonë vijon të mbetet problematike, pasi mungon ndriçimi në rrugë dhe gjatë natës lëvizja është e rrezikshme. sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version