7 persona janë vënë në pranga dhe 155 kg hashash janë sekuestruar nga policia e Vlorës.
Në banesën e Tomorr Karçanaj, në fshatin Velç,policia ka sekuestruar 100 kg lëndë narkotike kanabis, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate. Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike.
Të arrestuarit janë Indrit Binaj, 29 vjeç, banues në Vlorë,Eriselda Rrënja, 26 vjeçe, banuese në Llakatund, Vito Gashi, 56 vjeçe,Enver Gashi, 28 vjeç si dhe Xheladin Bushaj, 52 vjeç,të tre banues në Shushicë.
Ndërsa në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të Tomorr Karçanaj, në një nga mjetet që përdorte djali i tij Aleksandër Ajazi (Karçanaj), është gjetur një tjetër sasi lënde narkotike kanabis me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri, e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.policia arrestoi dhe Aleksandër Ajazi (Karçanaj), 30 vjeç,Tomorr Karçanaj, 55 vjeç,të dy banues në Vllahinë.
Gjatë arretimit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
– 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
– 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,
– 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz,
– 7 aparate celular.//sosnews.al
