Tre persoa janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi vidhnin materiale hidraulike dhe elektrike.
Të arestuarit Arnold Tosku, 18 vjeç, Eraldi Hamzallari, 30 vjeç, si dhe Xh.H., 14 vjeç, të tre banues në Vlorë,u arrestuan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin vidhnin sende të ndryshme hidraulike e elektrike, dhe i shisnin ato në treg me qëllim përfitimi vlerash monetare.
Policia arriti të sekuestronte në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura.
Po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që të arrestuarit mund të kenë kryer. /sosnews.al
