Arrestohen nga policia e Vlorës dy persona të cilët kishin vjedhur kompjuterat e shkolles industriale ”Pavarsia”.
Të arrestuarit janë Xh.Dh, 28 vjeç,si dhe A.Ll, 18 vjeç, , të dy banues në Vlorë.
Mësohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë marrë (vjedhur) prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”.//sosnews

