Policia ka bërë të ditur emrat e vrasësit të Devi Kasmit si dhe bashkëpuntorëve të tij,ngjarje kjo e ndodhur pak ditë më parë në kryeqytet.
Sipas policisë vrasësi është Themis Efthymiou,42-vjeçari nga Greqia.Vetë autori ka deklaruar se është ish- oficeri i Forcave Speciale Greke. Themis Efthymiou ka hyrë në Shqipëri vetëm dy javë më parë, në momentin e arrestimit i është gjetur 2 mijë euro dhe 50 mijë lekë, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Shtetasi grek i arrestuar (ish-polic) është përjashtuar nga detyra në vendin e tij, pasi është akuzuar për trafik droge. Ai rezulton i dënuar edhe në Gjermani për trafik droge.

Të arrestuar për bashkëpunim janë dhe Elton Halipaj, Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari, ndërsa në kërkim është (Altin) Aurel Hoxhallari, organizatori i grupit kriminal.
Sipas policisë Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit. Malvin Dinellari ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Elton Hoxhallari dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.
baza e grupit criminal ishte një vilë në periferi të Tiranës në pronësi të Aurel Hoxhallari, i cili ka qenë arrestuar edhe në 2015, por më pas është liruar nga burgu.
Gjatë kontrollit në vilë janë gjetur dhe sekuestruar nga policia:
-2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
– 4 armë automatikë
– 2 snajper
– 4 pushkë automatike
– 1 armë antitank me 2 predha
– 1 bombë me telekomandim në distancë
– sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
– 4 radio marrëse
– 1 dron
– 110 kg kanabis
– 2 maska.//sosnews.al