Dy ditë pas vrasjes së të riut nga Shkodra, Erjon Xhenje, sot Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit, Muhamet Rrumbullaku se bashku me drejtues te Departamentit të Krimeve në Drejtorinë e Përgjithshme kanë bërë një vizite ‘blic’ ne Shkodër.

Korrespondenti i Panorama bën të ditur se Rrumbullaku është takuar me drejtues te larte te Policisë se Shkodrës, ku ka kërkuar zbardhjen e ngjarjeve qe kane tronditur Shkodrën.

Qëllimi kryesore i këtij takimi ka qene zbardhja e vrasjes se 19 vjecarit Erjon Xhenje.

Drejtori Rrumbullaku ka kërkuar administrimin e te gjithë provave qe disponon policia ndërkohë qe sektori i kriminalistikes pranë Drejtorisë se Përgjithshme është vene ne dispozicion te grupit hetimore për zbardhjen e kesaj ngjarje te rende qe ka tronditur Shkodrën.

Burimet bëjnë me dije se takimi ka zgjatur rreth nje ore ne ambientet e Drejtorisë se Policisë ne Shkodër.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version