Martin Përgjini është shpallur në kërkim nga policia pasi akuzohet se është personi që vrau një ditë më parë autori i vrasjes së ndodhur një natë më parë në fshatin Qafë Çelë të Pukës. Ende nuk janë zbardhur më shumë detaje në lidhje me sherrin e nisur mes dy personave, gjë që përfundoi me vrasjen e 44-vjeçarit Pjetër Kola. Përgjini akuzohet se ka qëlluar me plumb në bark Kolën, gjë që i shkaktoi më pas vdekjen.
Raportohet se fillimisht 44-vjeçari nga Lezha mbeti i plagosur në vendin e quajtur Kaftallë në zonën e Pukës, dhe më pas u transportua nga dy persona të panjohur deri tek qendra shëndetësore në Vau Dejës për t’i dhënë ndihmën e parë, ndërsa nuk dihet nëse ata kishin njohje më parë me viktimën apo ishin kalimtarë të rastit.
Më pas Pjetër Gjoka për shkak të plagës së rëndë u dërgua drejt spitalit rajonal të Shkodrës për një mjekim më të specializuar dhe menjëherë iu nënshtrua një operacioni, por ka humbur jetën në sallë.

