Është zbardhur pas 5 vitesh vrasja e Mendu Kurt-Deda. Personi i cili u vra e u djeg, iu mor jeta për një borxh prej 1 milionë lekë të reja. Kufoma e Kurt Dedës u identifikua përmes këmbës së majtë, pasi kjo pjesë e trupit ka qenë më pak e dekompozuar.
Autorja e dyshuar, Marjeta Karaj dhe viktima Menduh Kurt-Deda punonin së bashku në një organizatë të krijuar prej të dyve dhe për këtë ka qenë edhe borxhi prej 1 milion lekë të reja.
I arrestuari, Gazmir Ngota dhe djali i Marjeta Karajt, Besmir Karaj, i shpallur në kërkim, janë shokë, ndërsa vetë Besmiri rezulton të jetë jashtë vendit, në Itali.
Ngjarja ndodhi në vitin 2017. Ata kapën 60-vjeçarin që fshihej prej kohësh, e çuan në zonën e Alliasit dhe më pas i biri i Marjetës, Besmir Karaj dhe Gazmir Ngota e çuan në një zonë pyjore, Kodër-Shepal ku e dogjën për së gjalli.

