1 vit pas vrasjes së ish drejtuesit të Policisë Artan Cuku, policia dhe prokuroria ende nuk po reagojnë për arrestimin e vrasësit të vërtetë.
Në përkujtimin e ish kreu të policisë së Vlorës nuk ishte i pranishëm asnjë prej drejtuesve aktualë të uniformave blu duke e “ vrarë” për së dyti Artan Cukun të cilin policia e shtetit e la jashtë rradhëve të saj.
Ndonëse për ngjarjen në pranga ra Mikel Shallari askush nuk flet për porositësin e vrasjes.Ai është Bledar Jambelli alias Rikardo Muho 38 vjeç nga Fieri.
Historia i ka rrënjët që në vitin 1997 kohë në të cilën u regjistruan një sërë ekzekutimesh në jug të vendit.

28 maj 1997
Mbrëmjen e 28 majit 1997, kur gjysma e Shqipërisë ishte nën pushtetin e bandave të armatosura dhe gjysma tjetër ndodhej në gjendje shtetrrethimi, në Levan të Fierit, në një territor neutral, ku kishte edhe policë edhe banditë, ndodhi masakra më e madhe e vitit të mbrapshtë.
24 persona u vranë në një lokal të vogël, i njohur si “Bilardoja e Demos” mes të cilëve edhe dy të mitur. Shumica e atyre që u ekzekutuan ishin “personalitete” të botës së krimit. Mes përplasjes së bandave ku bënin pjesë fierakë, tepelenas, vlonjatë, beratas, tiranas e shkodranë ishin dhe vëllezërit Muka. Asnjëherë nuk u saktësuan rrethanat e ngjarjes, por autorë të krimit u konsideruan burrat e lagjes së Romëve në Levan. Mes të vrarëve ishin dhe tre vëllezër Sokol Muka, Kastriot Muka dhe Petrit Muka, nga Vlora. Vëllai i tyre i mbijetuar Shpëtim Muka në vendngjarje, dyshohet se ishte autor i ekzekutimit të disa personave.
TË VRARËT
Ferdinand Sali Nanaj (Felja), nga Memaliaj
Adriatik Shehu, nga Memaliaj
Abaz Xhelo Bara, nga Qesarati i Tepelenës
Roland Komira, nga Gjirokastra
Dritan Nanaj, nga Gjirokastra
Luan Bedaj, nga Tepelena
Petrit Madallozi (Titi i Rukies), nga Tepelena
Astrit Duraj, nga Tepelena
Medi Aziz Backa (Buç Backa), nga Zhupani i Fieri
Astrit Selaci (Tit Selaci), nga Fieri
Edmond Pano, nga Fieri
Sokol Muka, nga Vlora
Kastriot Muka, nga Vlora
Petrit Muka, nga Vlora
Islam Kazanxhiu, nga Levani
Memet Selimaj, nga Levani
Fredi Selimaj, nga Levani

Po në atë kohë në vitin 1997 vritet edhe i nipi i Mukës, Bledi Zanaj, i cili u qëllua në qytetin e Vlorës. Vite më pas, më 27 shtator 2006, në Barcelonë të Spanjës mbeti i vrarë nipi tjetër I Mukës, Slejdi Zanaj. Për vrasjen në atë kohë u akuzua Sokol Rama i cili u arrestua nga Policia spanjolle por më pas u lirua për mungesë provash. Më 11 nëntor 2006, Armando Zanaj, vëllai i Slejdi Zanajt vrau Leonora Ramën, nënën e Sokol Ramës, oficere e marinës.
Leonora u vra në afërsi të godinës së Bashkisë së Vlorës. Armando Zanaj, atëherë 16 vjeç, u arrestua dhe në polici deklaroi se kishte kryer krimin për të marrë hakun e vëllait të vrarë në Spanjë.
Më 29 nëntor 2006 ekzekutohet pranë shtëpisë Shpëtim Muka dhe Edvin Shehu, ndërsa u plagos Edvin Zanaj, vëllai i ekzekutorit të Leonora Ramës. Për këtë vrasje, Sokol Rama u akuzua si urdhëruesi i tij në shenjë hakmarrje ndaj së ëmës. Kontraktues për “mbarimin e punëve” Rama kishte paguar 32 vjecarin në atë kohë Bledar Jambellin.
Pas ngjarjes së rëndë policia arriti të gjente makinën e autorëve ku ishin edhe gjurmët e të arrestuarit Jambelli por që mungesa e provave bëri që ai të dilte nga paraburgimi. Disa muaj më pas më 1 nëntor 2007, në Tiranë, pranë maternitetit “Koço Gliozheni”, Edvin Zanaj i riu që i shpëtoi atentatit ekzkeutohet. Autoritete thanë në atë kohë se vrasja ishte porsoitur nga burgu i Spanjës. Sërish hetimet cuan tek Jambelli pasi ky i fundit nuk rezultonte se kishte lidhje farefisnore me Leonora Ramen ndaj dhe dyshimet e policisë flisnin për një vrasës me pagesë.

I njohur dhe si Rikardo Muho nga Mbrostari i Fierit, Jambellit iu caktua masa e arrestit me burg. Prokuroria e Vlorës kishte pezulluar hetimet për mungesë provash por hetimet e policisë së Vlorës me drejtues Artan Cukun e rihapen ate ndërsa Jambelli u akuzua dhe për ekzekutimin e Amarildo Delajt në shtator të vitit 2012.
Njoftimi i policisë Drejtorisë Policisë Vlorë
Nga puna e kryer prej grupit hetimor, paraprakisht dyshohet se dy vrasjet kanë lidhje me njëra-tjetrën dhe kanë ndodhur për larje hesapesh, si pasojë e konflikteve në Spanjë. Të dyja viktimat mësohet se kanë qenë personazhe të njohura për policinë vlonjate, ndërkohë që ende nuk është gjetur ndonjë lidhje e Bledar Jambellit me ta, veç faktit të gjurmëve të tij në makinën, prej të cilës u vra Shpëtim Muka. Në këto kushte, prokuroria ngre dyshimet se ai i ka kryer këto dy vrasje, gjatë të cilave janë shënuar edhe viktima të tjera, kundrejt pagesës, pavarësisht se ai nuk ka pranuar asnjërën prej tyre dhe ka ngritur alibitë përkatëse se nuk ka lidhje me to.
Në kohën që Jambelli ndodhej në burg policia ka siguruar informacione se ai ishte shprehur së do të hakmerrej ndaj një personi. Ai ishte Artan Cuku drejtor i policisë së Vlorës.
Në rrethana misterioze Jambelli arriti të dilte nga burgu. Sipas të dhënave të policisë Jambelli dyshohet se është porositësi i vërtetë i vrasjes së Artan Cukut ndërsa prej vitesh ai priti deri sa ish kreu I policisë së Vlorës të lirohej nga detyra.
Edhe në gjykatën e krimeve të rënda Mikel Shallari ka thënë se për vrasjen e ish komisarit të policisë ishte kontraktuar nga një person nga Fieri i cili i kishte dhënë 3 mijë euro si parapagesë ndërsa pjesën e plotë prej 20 mijë eurosh do ta merrte pas ekzekutimit.

Disa muaj pas vrasjes policia kishte siguruar informacione në rrugë operative se Bledar Jambelli i njohur dhe si Rikardo Muho fshihej në Gjermani. Autoritete shqiptare i kërkuan Interpol Berlinit kontrollin e një banese por rezultoi informacion i gabuar.
Edhe pse Jambelli është në kërkim ndërkombëtar policia ende nuk ka publikuar zyrtarisht foton e tij. Foto të cilën sosnews e ka siguruar nga burime policore. Blutë pretendojnë se ka dokumentuar të gjithë ngjarjen por Jambelli vijon arratinë prej 1 viti. Sosnews.al

