Petrit Vuksani u vra brenda shtëpisë së tij në lagjen ‘Tom Kola’ në Shkodër. I sapo kthyer nga Anglia, 51-vjeçari jetonte prej më shumë se 1 muaji vetëm në banesë.
Ai jetonte kryesisht në emigrim dhe shpesh herë kthehej në Shkodër dhe në vendlindjen e tij, në Dukagjin. Dyshohet se autor i ngjarjes së rëndë është qiradhënësi, Lekë Vuksanin. Ai mësohet se ishte pronari i banesës ku viktima jetonte me qira. Paraprakisht dyshohet se autori i dyshuar ka shkuar për të kërkuar paratë e qirasë dhe kur nuk i ka marrë, ka zbrazur breshëri automatiku në drejtim të viktimës.

Vuksani mësohet se është identifikuar falë kamerave të sigurisë të vendosur në banesë dhe zonën përreth. Aktualisht autoritetet policore e kanë shpallur atë në kërkim dhe po punojnë për kapjen e tij.