Pamje te tjra nga ngjarja e rëndë që ndodhi tek ambientet e Top Channel, ku mbeti i vrarë roja i sigurisë Pal Kola, 60 vjeç. Në video shihet zona e rrethuar nga forca të shumta policie, autoambulanca që futet dhe momenti kur merr trupin e pajetë të punonjësit që mbeti i vrarë. 

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 01:00. Persona të paidentifikuar, u afruan me një automjet tip ‘Range Rover’ ma targa të vjedhura dhe hapën zjarr në drejtim të Top Channel. Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar të paktën 25 gëzhoja kallashnikovi, ndërsa një nga plumbat ka përfunduar në trupin e punonjësit, duke i marrë jetën. 

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/03/f2e44978f358733b0513557de182fab8.mp4

Pas ngjarjes, autorët janë larguar, ndërsa në aksin Tiranë-Durrës është gjetur automjeti që kanë përdorur në krim bashkë me dy armë tip kallashnikovi. Makina e shkrumbuar është në duart e ekspertëve.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version