Të tjera detaje kanë dalë mbi të shkuarën kriminale të 40-vjeçarit Dan Hutra, që ekzekutoi ditën e sotme 3 gra dhe plagosi 3 të tjera.
Hutra vrau 31-vjeçaren Etleva Kurti në Kamzë, si dhe motrën dhe kunatën e ish-bashkëjetueses në Paskuqan, ku mbetën të plagosura edhe dy gra të tjera.
Gjithashtu mëngjesin e sotëm ai plagosi me thikë edhe ish-të dashurën e tij Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, e cila fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas burimeve për Panorama.al, Hutra ka qenë i arrestuar edhe më herët për vepra të ndryshme penale, si vrase, përdhunime, vjedhje banesash dhe rrahje.
Më poshtë janë disa nga veprat penale për të cilat ai është akuzuar:
- dt 20.05.2003 nga Komisariati i Policise Devoll per vepren penale “ Mardhenie seksuale me dhune”.
- Ne dt 10.12.2007 eshte ndaluar per vepren penale “Vrasje”, e demtuar Dafina Havalja.
- Ne dt 07.12.2021 eshte arrestuar per vjedhje banesash me DVP Durres.
- Ne dt 01.02.2022 arrestuar nga DVP Durres per tentative vjedhje banese.
- Ne dt 16.06.2022 arrestuar nga Komisariati i Policise nr.5 per dhune ne familje, e demtuar Elena Hysa.

