Policia e Shtetit njoftoi arrestimin e një 39 vjeçari që ka vararë 19 vite më parë 2 persona.
Ndue Memaj banues në Lezhë u arrestua pasi ndaj tij gjykata e Shkodrës ka vendour dënimin me 20 vite burg pasi me datën 08 Nëntor të vitit 1999, në Fushë Arrëz, ka qëlluar me kallashnikov dhe ka vrarë Jak Ndokën, ndërsa ky i fundit në momentin e vrasjes, mësohet se qenë duke drejtuar një furgon dhe si pasojë, është përplasur me një kioskë duke shkaktuar vdekjen e Agron Hysenit, i cili gjendej brenda saj.Gjithashtu i plagosur mbeti dhe një tjetër person.
PAs vrasjes Memaj u arratis drejt Italisë ku qëndroj për rreth 11 vite në qytetin e Milanos. Në vitin 2010 ai u arrestua nga autoritetet Italiane dhe u ekstradua në vendin tonë me datën 11 gusht të atij viti me qëllim vuajtine e dënimit për vrasjet e kryera.
Por një vit më vonë Gjykata e Pukës, me vendimin nr.41, datë 28.12.2011, e liroi nga akuzat e vrasjes duke e shpallur të pafajshëm pasi nuk i provohej vepra penale. Ndue Memaj u lirua menjëherë ndërsa dy vite më vonë (2013) Gjykata e Apelit Shkodër vendosi ta ndryshonte vendimin e gjykatës së Pukës duke e shpallur fajtor Ndue Memën dhe dënimin përfundimtar të tij me 20 vite burg.
Pavarësisht rekursit të drejtuar Gjykatës së LArtë dhe kërkesës së drejtuar Gjykatës Kushtetuese për papajtueshmëri të vendimeve kundra tij, ato nuk u morën parasysh dhe dënimi prej 20 vitesh mori formën e prerë.
Që prej 5 vitesh në kërkim Ndue Memaj u arrit të kapej sot nga forcat e policisë së Pukës./sosnews.al

