Dëshmia e 77-vjeçarit që vrau djalin e tij me çekiç në Maliq është zbardhur. Shefki Bylykbashi ka deklaruar para policisë se nuk dnte që ta vriste, por nuk po e duronte dot sjelljen e tij. Sipas tij, djali kishte nisur që të pinte ditë për ditë dhe e bezdiste shumë të moshuarin.
“Më bezdiste shumë kohët e fundit, ai më parë nuk pinte kështu, por filloi të pinte çdo ditë. Nuk duroja dot më këtë sjellje. Nuk doja ta bëja këtë veprim, nuk doja ta vrisja, por nuk po më mbante më durimi, ma solli në atë pikë që nuk duroja dot më”, ishin fjalët që 77-vjeçari ka thënë në polici.

