Një ngjarje e rëndë ka tronditur Gramshin dhe vendit pasditen e djeshme, kur nga fshati Tervol një telefonatë ka lajmëruar Policinë për një vrasje të dyfishtë.

Një burrë 80 vjeç, i ka marrë jetën bashkëshortes së tij dhe nënës së 7 fëmijëve të tij në mënyrë mizore, duke e vrarë me një sëpatë. Më pas, e ka marrë sendin vrasës në krah dhe ka shkuar në një arë, ku atje ka gjetur të vëllanë e tij, 73 vjeç, duke i marrë jetën edhe atij.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/01/327424323_1447906832282844_4923906500232503812_n.mp4

Pasi ka kryer krimin e rëndë ai është nisur për në familjen e bashkëshortes së tij, Zegjinesë, por rrugës ka telefonuar njërin nga djemtë e tij, duke iu bërë me dije se iu kishte vrarë nënën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe në oborrin e shtëpisë së autorit ka gjetur të pajetë gruan, trupin e së cilës fqinjët e kishin mbuluar dhe janë vënë në kërkim të vrasësit.

Autori nuk ka tentuar të fshihet apo të largohet. Policia ka mundur të vërë në pranga dhe madje edhe duke e filmuar të moshuarin që pasditen e djeshme bëri krimin e tmerrshëm duke iu marrë jetën vëllait dhe bashkëshortes së vet.

Policia dhe as fqinjët ende nuk janë në gjendje të japin detaje në lidhje me atë çfarë ka ndodhur pasi autori i krimit mësohet se është në gjendje tejet të rënduar psikologjike, por sipas të dhënave të fqinjëve dhe njerëzve të afërt, familja Sinani kurrë nuk ka pasur probleme për të shkuar deri në atë pikë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version