Tiranë- Santiago Malko 26 vjeç është ekzekutuar mbrëmjen e sotme (27 Gusht 2019 ) në Tiranë.
Zyrtarisht policia njoftoi se ngjarja ndodhi në zonën e “Xhamllikut” rreth orës 22 e 20 minuta.
Malko po udhëtonte me një automjet tip “Bmë” me targë AA153OO kur u ndoq dhe më pas u qëllua nga 2 armë zjarri kallashnikov.
Sipas policisë autorët e dogjën automjetin në fshatin Ferraj në dalje të Tufinës.
Santiago Malko më herët ka qenë punonjës i policisë së rendit tek reparti “Shqiponja”.
Ai u përjashtua nga policia në vitin 2016 pas një sherri në muajn Prill në rrugën “Islam Alla” për shka të një borxhi për lojërat e fatit. ku Malko goditi njërin prej dy vëllezërve Lashi me qytën e pistoletës.
Santiago Malko u shappl në kërkim policor pas ngjarjes së 4 Tetorit në ish bllok ku dy grupe ato të Ervis Martinajt dhe Ervin Matës u përplasën në lokal dhe për pasojë mbeti i vrarë shoku i Malkos dhe MArtinajt , Fabian Gaxha.
Pavarësisht kërkimit policor Malko asnjëherë nuk u kap nga policia edhe pse ai dilte në kamerat e sigurisë së lokalit kur hynte dhe dilte me vrap pas të shtënave që i morën jetën shokut të tij.
Si të mos mjaftonte ky fakt, edhe pse në kërkim policor , Santiago Malko u punësua në Drejtorinë Pyjore nga Inspektoriati i Mjedisit dhe Pyejeve. /sosnews.al

