Edmond Papaj, u qëllua me armë zjarri në ambientet e një lokali në Tiranë rreth orës 16:30 në rrugën “Fadil Bodinaku” në ambientet e një lokali.
Paraprakisht dyshohet se një person ende i paidentifikuar qëlloi më armë zjarri në drejtim të Papajt, i cili si pasojë e plagëve të marra nuk ka mundur të mbijetojë.
Shefi i komisariatit nr. 2 në Tiranë ka shkuar në vendngjarje ku u ekzekutua me armë zjarri shtetasi Edmond Papa.
Në një prononcim të shkurtër për mediat, ai tha se viktima ishte banues në Sarandë. Sipas tij, 49-vjeçari ndërroi jetë në spitalin e traumës.
Për informacione të mëtejshme, ai u tregua i rezervuar teksa shtoi se policia po vijon hetimet lidhur me ngjarjen.
Shefi i komisariatit nr 2: Ngjarja ndodhi në një biznes privat ëshë qëlluar ne drejtim të shtetasit Edmond Papa, banor në Sarandë, ndërroi jetë në spitalin e Trauëms në Tiranë. Policia ka marrë masat për zbardhjen e ngjarjes. Policia është duke hetuar.

Tiranë/Informacion paraprak
Rreth orës 16.30, në rrugën “Fadil Bodinaku”, në lokalin në pronësi të shtetasit V. Sh., një person ende i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri pistoletë shtetasin E. P., 49 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

