Ne prag të përfundimit të mandatit të prokurorit të përgjithshëm ,ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj tha se reforma në drejtësi do të bëjë që marrëdhënia mes policisë e prokurorisë të jetë më e besueshme se sot.
Duke folur për operacionin “Forca e Ligjit” pas aktivitetit mes OSBE e policisë mbi krimin e organizuar, Xhafaj tha se ashtu si policia dhe prokuroria kanë detyrat e saj.
Më herët gjatë aktivitetit Xhafaj u shpreh se nismat me tolerancë zero kundër krimit apo dhe vetingu në polici janë në sinkron me reformën në drejtësi.
“Këto nisma vijnë në kohën e duhur, mbështeten dhe janë në sinkron me procesin e reformës në drejtësi që ka hyrë në fazën e saj më të rëndësishme, vetingun e gjyqtarëve e prokurorëve, ku presim shumë shpejt të shohim rezultatet e para të këtij prcoesi dhe fazën e ngritjes së institucioneve të reja në sistemin e drejtësisë”.
Xhafaj shtoi se tashmë policia ka përfunduar fazën paraprake të katalogimit të grupeve kriminale ku përfshihen të dhënat personale të dyshuarve, lidhjet mes tyre por dhe pasuritë që zotërojnë.//sosnews.al
