Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, miratoi gjatë ditës së sotme  lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako.

Në vendin e Çakos në postin e drejtorit është komanduar Rebani Japui.Kandidatët për vendin e Çakos janë Ardi Veliu dhe Eduart Merkaj, ndërsa deri në zgjedhjen e pasuesit në detyrë i komanduar do të jetë Rebani Japui, që deri tani ka mbajtur postin e zv/ drejtorit të Policisë së Shtetit.

Ministri Xhafaj, vlerëson kontributin, angazhimin dhe përkushtimin e zotit Çako në drejtimin e Policisë së Shtetit gjithashtu ai e falenderoi gjatë takimit për punën dhe bashkëpunimin e deritanishëm, në përmbushjen e misionit të Policisë së Shtetit.

Realizimi i objektivave të këtij mandati qeverisës, në fushën e rendit dhe sigurisë publike, sfidat që e presin Policinë e Shtetit, kërkojnë një ritëm më të shpejtë dhe dinamikë të madhe pune. Për këtë arsye është i domosdoshëm një lidership i ri, me energjitë të reja për të motivuar dhe çuar përpara punën e Policisë së Shtetit. Puna e kësaj të fundit, domosdoshmërisht duhet të jetë e orientuar drejt rezultateve konkrete, me qëllim që t’u përgjigjet, kësisoj, më mirë kërkesave të kësaj faze të re dhe pritshmërive të larta të publikut dhe partnerëve ndërkombëtarë ndaj Policisë së Shtetit.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version