Një nga urdhrat e fundit të Fatmir Xhafajt është shkrirja e një drejtorie tepër të rëndësishme në Ministrinë e Brendshme.
Bëhet fjalë për Drejtorinë e Inspektimit e cila ka për detyrë kontrolle të planifikuara ose blic për llogari të ministrit të brendshëm, në drejtoritë vendore të policive në qarqe, komisariate apo stacione policore.
“ Shkrirja ” ka ardhur papritur për punonjësit e kësaj drejtorie të cilët edhe në bazë të statistikave kanë patur përformancë të kënaqshme në zbulueshmërinë e paligjshmërive në rradhët e uniformave blu.
Në krye të drejtorisë së inspektimit së fundmi ishte Evi Rodo.
Sipas burimeve Xhafaj ka urdhëruar që të gjitha kompetencat e drejtorisë së inspektimit ti kalojnë, shërbimit për çështjet e brendshme dhe ankesave që drejtohet nga Eduard Merkaj, të cilin zoti Xhafaj e promovoi me marrjen e detyrës duke e emëruar në një post kaq të rëndësishëm.
Drejroria e inspektimit ka funksionuar prej vitesh në organikën e ministrisë së brendshme dhe ekspertët e shohin “ të rrezikshëm ” kalimin e gjithë kontrrollit të policisë në një mekanizëm të vetëm si SHÇBA.
Sipas burimeve të tjera , zoti Xhafaj ka urdhëruar “ shkrirjen ” e kësaj drejtorie për qëllimin e vetëm për të larguar nga koridoret e ministrisë emërimet e paraardhësit të tij në detyrë, Saimir Tahiri.
copyright sosnews.al
