Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj la të kuptohet se shumë shpejt do të ketë arrestime apo dhe largime nga strukturat e policisë të cilët dyshohen se kanë pasur dijeni për trafikun e drogës në dosjen Habilaj. Deklaratat ministri i brendshëm i bëri pas një aktiviteti mbi trafikimin e qenieve njerezore.
“Unë kam vetëm një muaj, por unë ju vlerësoj shumë ju për pritshmëritë e larta që keni ndaj meje me një muaj kërkoni aq shumë.Prisni, duroni dhe do shikoni!”
Për sa i përket përfshirjes së paraardhësit të tij në dosjen e drogës, Xhafaj tha se kjo është një cështje që i përket drejtësisë.
“Është iniciuar dhe vazhdohet nga drejtësia italiane. Nuk besoj se bëj pjesë tek ata njerëzit që kam qejf të flasë pafund dhe për asgjë. Në këtë rast, kur flet drejtësia këto janë çështje që i përkasin drejtësisë, nuk ka pse flet Ministria dhe ministri”
Dosja voluminoze prej më shumë se 400 faqesh e gjykatës së Katanias, ku përmendet dhe emri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, përmban fakte tronditëse. Në përgjimet e bëra vec pjesëve ku flitet për pazarat e drogës, njeri prej te arrestuarve Moisi Habilaj përmend Tahirin si kushëririn e tij që bënte deri në 5 milione euro në muaj, të cilat i shpenzonte për fushata elektorale.sosnews.al
