Bruna Aliaj pronarja e një dyqani rrobash pranë tregut elektrik ne Tiranë, i shpëtoi mrekullisht tentativës së dytë për ta eliminuar me lëndë plasëse, në harkun kohor të 6 muajve.

Kësaj herë një kallëp tritoli me fitil përcjellës ishte vendosur në derën e dyqanit.

Ishte vetë Aliaj ajo e cila pikasi lëndën plasëse dhe lajmëroi forcat e policisë.Mënjëherë u bë rrethimi zonës dhe bllokimi I qarkullimit të mjeteve.

Pas mbërritjes së njësisë antieksploziv, u arrit të zhvendosej  pako e dyshimtë nga rruga “Petro Nini” dhe më pas caktivizimi i saj ndonëse hetuesit dyshojnë se ky është një tjetër paralajmërim që I bëhet asaj pas shpërthimit të makinës .

Ngjarja ndodhi në maj fare pranë prokurorisë së përgjithshme kur automjetit në pronësi të saj iu vu një sasi tritoli.

Gruaja e kishte parkuar makinën e saj si çdo herë tjetër poshtë pallatit ku jetonte e vetme, pasi prej kohësh ishte e divorcuar.

E pyetur në polici në atë kohë Aliaj rrëfeu se nuk ka konflikte me njeri, përveç atyre që kishte pasur kohë më parë më bashkëshortin, gjë që i çoi edhe drejt divorcit. sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version