Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me autorët e vrasjes se Briken Sanaj në zonën e Kodrës së Diellit në Tiranë. Burime nga policia bëjnë të ditur se shtetasi Kosovar Kened Antoni i ka shitur automjetin Mercedes Benz shtetasit Kosovar Gjelosh Krasniqi me date 24.10.2022 dhe po në kete date keta shtetas e kane futur kete automjet ne territorin e Shqipërisë. 

Ky automjet i është vënë ne dispozicion personit nen hetim Vladimir (Valmir) Kola. Ky i fundit e ka përdorur atë per realizimin e vrasjes se shtetasit Briken Sanaj dhe me pas e ka braktisur dhe djegur ne rrugën dytësore Tiranë – Durrës, sebashku me armën e krimit.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version