Detaje të reja janë zbardhur nga dosja hetimore ndaj një efetivi të Policisë Rrugore, i cili duke marrë ryshfet fshinte gjobat në sistemin e Policisë së Shtetit. Efektivi Arion Bardhi, me detyrë specialist në sektorin e financës falsifikonte numrat serial të mandat-pagesave të Postës Shqiptare dhe u fshinte gjobat duke konfirmuar se ato ishin paguar, kur një gjë e tillë nuk kishte ndodhur.

Burime për BW, Prokuroria e Tiranës ka zbuluar se në momentin kur kolegët e tij shkuan për t’i vënë prangat, efektivi tentoi të fshinte gjurmët që kishte lënë në sistem.

“Është konstatuar se telefoni që i është vënë në dispozicion policisë nga ana e Arion Bardhit, nuk ka pasur kartë SIM. Ndërsa celulari i tij i cili ka qenë në përgjim është gjetur një ditë më vonë nga oficerët e policisë gjyqësore, i hedhur në një kosh mbeturinash, në ambientet e drejtorisë rajonale të qarkullimit rrugor,”– theksohet në dosjen e siguruar nga neës24.

Nga zbërthimi i celularit, hetuesit zbuluan prova të reja kundër të dyshuarit. Mësohet se nga të dhënat e siguruara, Arion Bardhi ka bashkëpunuar me Erjon Brakon, i cili i ka dërguar një sërë targash automjetesh me vlera të konsiderueshme gjobash, duke premtuar shpërblimin financiar në rast likuidimi fiktiv. Ardion Bardhi akuzohet se ka kryer veprat penale të shpërdorimit të detyrës dhe mashtrimit kompjuterik, kështu që ndaj tij është caktuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa masa e detyrimit për paraqitje u caktua për Erjon Brakon.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version