Zbardhet vrasja e Ardit Spahiut! Vrasësi i shqiptarit Ardit Spahiu, i ekzekutuar në Molenbeek në vitin 2020, është prangosur në Dubai. Mësohet se bëhet fjalë për një anëtar të një grupi kriminal, por nuk dihet nëse është shqiptar apo jo. Mediat belge shkruajnë se Belgjika ka kërkuar ekstradimin e tij nga Dubai, duke dashur ta bëjë kriminelin e parë që ‘vulos’ një marrëveshje ekstradimi mes këtyre dy vendeve. 

Ardit Spahiu i njohur dhe me emrin Arjan ose me pseudonimin “Arjani Vogël” u ekzekutua me 8 plumba në zonën Molenbeek dhe ndërroi jetë në vend. 38-vjeçari, vëllai i kunatit të Erion Alibejt u vra nga tre persona që bashkëpunuan me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre e qëlloi me shtatë plumba dhe e la të vdekur.

Spahiu ka qenë i arrestuar në vitin 2010 në lidhje me vrasjen e 52-vjeçarit Gëzim Alikaj në Elbasan, por më pas u la i lirë.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version