Policia e Tiranës ka  zbardhur vrasjen e një dite më parë,ku viktimë mbeti 28-vjecari Mario Majallari.

Pa kaluar 24 orë nga ekzekutimi,blutë kanë shpallur në kerkim Kastriot Gjuzin,vëllain e viktimës së vitit 2000 që kishte për autor babain e Marios.

Sipas policisë,40 vjecari nga Rrogozhina e Kavajes,për motive gjakmarrjeje qëlloi për vdekje të riun Majallari.

Kastriot Gjuzi,sipas policisë është me precedentë penale pasi disa vite më pare u arrestua pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Dyshimet e para të policisë flasin për një gjakmarrje të mundshme kjo pasi babai i viktimës ka qenë autor i dyshuar në një vrasje të dyfishtë. Në vitin 2014 policia e Tiranës arrestoi 44 vjecarin Avni Majallari, i shumekerkuar, dënuar me burgim të përjetshëm.

Në vitin 2000 ,Avni Majallari ka vrarë pas një konflikti me armë zjarri  Armando Nelaj dhe Ilir Gjuzi, në segmentin rrugor Tiranë – Dajt.

Gjatë momentit të kapjes, Avni Majollari mbante në dorë një pistoletë tip “TT” ku dhe pas kontrollit të imtësishëm në banesë ju gjet një automatik kallashnikov ; një pistoletë tip “Cervena Zastava” si dhe një sasi e konsiderueshmë fishekësh e municionesh.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version