Shqiptarët do të dalin në protestë dhe do të kërkojnë drejtësi për zhdukjen e 39 fëmijëve, lajm i publikuar një ditë më parë nga mediat britanike. Përmes postimeve në rrjetet sociale, është bërë me dije se më datë 19 dhjetor, shqiptarët do të kërkojnë llogari para Home Office për fëmijët e zhdukur.
Postimi:
Fëmijët shqiptarë po zhduken pa gjurmë, familjet kërkojnë ndihmë! Ejani në protestë të mbrojmë familjet tona nga Rishi dhe Suella. Në një muaj janë zhdukur 39 fëmijë shqiptarë vetëm në Kent. Ftojmë shqiptarët të mbrojmë familjet tona e të mos pranojmë poshtërimin nga Rishi dhe Suella.19 dhjetor, ora 10:30.
39 fëmijë shqiptarë janë zhdukur nga kampet ku janë strehuar pas mbërritjes me gomone në Britaninë e Madhe. Lajmi u bë me dije nga BBC që shkruan se autoriteti vendor ka marrë deri më 31 tetor 197 fëmijë shqiptarë, 39 prej të cilëve janë zhdukur. Ata përbëjnë 20% e fëmijëve emigrantë që kanë mbërritur në Britani të pashoqëruar dhe janë marrë nga Këshilli i Qarkut Kent. Disa prej tyre kanë mbushur 18 vjeç, ndërsa të tjerët janë nën moshë. /Dosja.al

