Një biznes në rrugën e Elbasanit në Tiranë është përfshirë nga flakët. Si pasojë e tymit të krijuar nga flakët janë lënduar 2 persona, nënë e bir. Të dy, e ëma dhe i mituri, kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa në vendngjarje ndodhen dy autobote zjarrfikëse, të cilat janë duke vënë situatën nën kontroll, ndërkohë nuk dihen ende shkaqet e zjarrit.
NJOFTIMI I PLOTË:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 31.12.2022, rreth orën 07:50, në Rrugën e Elbasanit, në një pallat ka marrë flakë paneli elektrik i pallatit. Si pasojë kanë pasur probleme me frymëmarrjen një shtetase dhe një i mitur, të cilët kanë marrë ndihmën njekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

