Një zjarr i fuqishëm ka rënë në qendër të kryeqytetit në zonën e ish-bllokut. Zjarri ka rënë në një apartament në katin e gjashtë të një pallati pranë godinës së Presidencës. Pallati në fjalë ndodhet mbrapa Presidencës ndërsa edhe pse kanë kaluar mbi 25 minuta që nga rënia e flakëve, asnjë shërbim emergjence nuk ka mbërritur në vendngjarje. Banorët e pallatit kanë ndihmuar të zbresin disa nga banorët asfiksuar nga tymi, ndërsa ende nuk dihen detaje për arsyen e rënies së zjarrit.
Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit dhe Policia e Shtetit, e po punohet për të zbardhur të plotë ngjarjen, pasi ende nuk dihen shkaqet e zjarrit.

