Një zjarr ra orët e para të mëngjesit të kësaj të shtune në depot kryesore të ushtrisë në Shkozet të Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 në lagjen 14 te Rezervat e Ushtrisë por fatmirësisht pa dëme në njerëz.
Të vetmet gjëra që u dogjën ishin veshmbathjet e ushtrisë ndërsa mësohet se asnjë prej tyre nuk i shpëtoi flakëve.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike por nuk përjashtohet mundësia e zjarrvënies së qëllimshme
