Flakët përfshinë katin e parë të një banese mëngjesin e kësaj të shtunë në Elbasan.
Zjarri ra në lagjen “11 Nëntori” dhe dogji pjesërisht katin e parë të banesës ndhërsa ende nuk dihet shkaku.
Në vendgjarje mbërritën forcat zjarrfikëse dhe fatmirësisht nga flakët nuk u lëndua asnjë person por vetëm dëme të shumta material.
Pas disa minutash shërbimet e zjarrfikësve bënë të mundur shuarjen e zjarrit ndërkohë që policia dhe ekspertët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

