Vazhdon veprimtaria hetimore për  zbardhjen e plotë të  ngjarjes së  ndodhur më datë 9 prill në Rinas.

Në pranga katër persona si  autorë të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje

Në vijim të veprimeve  të kryera nga një grup i posaçëm hetimor me Specialistët më të mirë të Hetimit të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, për zbardhjen e ngjarjen së datës 09.04.2019, ku janë  vjedhur me armë një sasi e kosiderueshme vlerash monetare në aeroportin e Rinasit dhe mbeti i vrarë një nga autoret e kësaj ngjarje shtetasi Admir Murataj,  ju informojmë se:

Grupi i Posaçëm Hetimor  nën drejtimin e  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda,  në bazë të veprimeve hetimore të kryera dhe informacioneve të marra në rrugë operative si dhe provave të siguruara gjatë hetimit është bërë i mundur  ndalimi  i katër autorëve të dyshuar si të përfshirë në këtë ngjarje dhe konkretisht:

Oltjan Veseli  38 vjeç, banues në  Krujë.

Alkond Bregasi, 34 vjeç, banues në Elbasan, me banim të përkoheshem në Tianë, i dënuar më parë për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

Renaldo Sula 25 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan .

Saimir Çela 28 vjeç, lindur në Kajan Elbasan dhe banues në Elbasan.

Gjatë operacionit për ndalimin e këtyre shtetasve  janë  përdorur teknika speciale hetimore  dhe janë përfshirë strukturat  operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të Drejtorive Vendore të Policisë Tiranë, Elbasan dhe Durrës.

Gjithashtu gjatë kontrolleve  janë  gjetur  dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, prova të shumta  të cilat  do të shërbejnë për thellimin e hetimeve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet  proceduriale në ngarkim të tyre, i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë për veprën penale  të  “Vjedhjes me armë të kryer në bashkëpunim” në kuadër të “Grupit të Strukturuar Kriminal”, ”Mbajtjes pa leje e armëve dhe municioneve luftarake”  “Vrasje e Punonjësve të Policisë “ e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë./ sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version