Gjykata italiane vendosi të lërë në burg 3 shqiptare dhe 1 italian, te cileve iu sekuestruan me shume se 2.4 ton droge.
Autoritetet italiane sqarojnë se operacioni u zhvillua të enjten duke u gdhirë e premtja e kaluar. Një patrullë në rajonin e Ravenas, diktoi një furgon të ndotur me baltë e rërë, në të cilin ndodheshin dy persona.
Gjatë kërkimit të dokumentacionit nga autoritetet, personi që ndodhej si pasagjer arriti të largohej me vrap duke u ndjekur nga policia.
Në ndjekje e sipër pati edhe një përleshje si dhe të shtëna armësh, nga të cilat një officer policie mbeti I plagosur.
Brenda fugonit të drejtuar nga shtetasi italian u gjetën 2.4 tonë marijuanë, 62 kilogramë hashash dhe 4 vajra hashashi.
Ndërkohë policia vijoi ndjekjen e të dyshuarve, duke rënë në gjurmë të tyre ne nje local. Trafikantët u dalluan pasi veshjet e tyre ishin bërë me baltë.
Policia sqaroi se 26 vjeçarit italian iu gjetën disa shënime ku mbante emrat, shifrat dhe numërat e telefonit. Ndërsa Tre shqiptarët jane përkatësisht, të moshave 27, 53 dhe 21vjec.
Dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria përmes detit me një skaf .
