Policia e Shkodrës bëri të mundur arrestimin e një 52 vjeçari pasi ndihmonte të huajt të kalonin jashtë kufijve të Shqipërisë.
I arrestuari I.B , 52 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër u kap në flagrancë pasi në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe,po transportonte me automjetin e tij tip Volkswagen me targë AA151GD, 2 shtetas të huaj Palestinez, në drejtim të Malit të Zi.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Shkodrës për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve.” Sosnews.al

