Një atentat me eksploziv ka ndodhur në Shkozet mesditën e së hënës (4 prill). 

Një automjet ka shpërthyer në lëvizje dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit. Në automjet ishte vetëm shoferi, 37 vjeçari Aldi Mustafa.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive”, njoftoi policia.

https://sosnews.al/wp-content/uploads/2023/04/atentat_shkozet.mp4

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.

Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.

Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version