Një atentat me eksploziv ka ndodhur në Shkozet mesditën e së hënës (4 prill).
Një automjet ka shpërthyer në lëvizje dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.
Lënda plasëse ishte vendosur në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit. Në automjet ishte vetëm shoferi, 37 vjeçari Aldi Mustafa.
“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive”, njoftoi policia.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 14:00, në aksin rrugor Shkozet – Durrës, në automjetin në lëvizje, që drejtohej nga shtetasi A. M., 37 vjeç (i vetëm në automjet), në gomën e pasme, në krahun e pasagjerit, dyshohet se ka shpërthyer lëndë eksplozive.
Nga shpërthimi i lëndës eksplozive nuk ka persona të dëmtuar, por vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

