Ekstradohet nga Skocia 47-vjeçari në kërkim ndërkombëtar për vrasje.
Specialistët e Interpol Tirana kanë kryer ekstradimin nga Edinburgh/Skoci të Astrit Picari 47 vjeç banues në Vorë.
Astrit Picari u ekstradua nga Edinburgh/Skoci dhe ju dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, pasi Gjykata e Tiranës e kish dënuar me 17 vjet burgim për vrasje me dashje.
Ngjarja ka ndodhur më 20.10.1995,ku i ekstraduari, pas një konflikti në një lokal në zonën e Vorës ka ndjekur dhe më pas ka vrarë me armë zjarri, për motive të dobëta shtetasin K.M.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Autoritetet Skoceze, u bë i mundur arrestimi i tij në Edinburgh/Skoci dhe ekstradimi e tij drejt vendit tonë.sosnews.al
