Gjatë ditës së sotme,rreth orës 11:00, në dhomat e paraburgimit në Pukë,është larguar i arrestuari Ermirjon Nikja , 20 vjeç, banues në Don Bosko Laprakë Tiranë, i dënuar edhe më parë për “Vjedhje”.
Ai dyshohet se është autor i grabitjes me dhunë në Gomsiqe të një shtetasi, ngjarje e ndodhur në gusht të këtij viti.
Sot i arrestuari Nikja kishte seancën gjyqësore për vlerësim të masës së sigurisë ku Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest në burg”, ndaj tij.
Për kapjen e tij menjëherë janë nisur në drejtim të Pukës , 6 grupe të FNSH, si dhe forca të shumta nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër.
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Haki Çako,në lidhje me ngjarjen ka urdhëruar Drejtorinë e Standarteve Profesionale në Policinë e Shtetit për të nisur hetimin disiplinor dhe për të marrë masa drastike ndaj gjithë personave përgjegjës për këtë ngjarje , në Komisariatin e Policisë Pukë.
Po punohet intensivisht për kapjen e Ermirjon Nikjes.sosnews.al

