Daniel Manushi 23 vjeç nga Tirana është autori i plagosjes së policit të komisariatit numër 1 Ermal Bregu
Ngjarja ndodhi rreth orës 19.35, në rrugën “Kongresi i Lushnjës”, tek ish parku i autobuzave përballë një lokali, shtetasi Ermal Bregu rreth 33 vjeç, punonjës policie i Komisariatit te Policise Nr 1 Tirane, por jashtë orarit të sherbimit ka debatuar me dy shtetas banore të lagjes.
Në konflik e sipër njëri prej tyre ka qëlluar me armë zjarri ku për pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.B.
Shtetasi Ermal Bregu është derguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë te rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.
Drejtori i Policisë së Tiranës Ard Veliu deklaroi oak minuta më parë se plagosja nuk ka lidhje me detyrën e punonjësit të policisë.
23 vjeçari banor i zonës është shpallur në kërkim ndërsa mësohet se ngjarja ka ndodhur në një rrugicë dytësore tek parku i Autobusave./sosnews
