Konflikti mes dy të rinjve në gjimnazin “Siri Shapllo” në Gjirokastër ka çuar në plagosjen e njërit prej tyre.
Sipas policisë gjimnazisti me inicialet A.D. ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij I.F, i cili ka marrë plagë në kraharor por fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ka shkuar menjëherë policia dhe kanë shoqëruar autorin në ambientet e Komisariatit të Gjirokastrës për të zbardhur arsyen e plotë të konfliktit.//sosnews.al
