Jaeld Çela ishte një nga drejtorët e policisë më të ri në moshë, vetëm 37 vjeç.
Me ardhjen në krye të ministrisë së brendshme të Saimir Tahirit ai u katapultua menjëherë në krye të policisë së Vlorës.
Enigmatike mbetet edhe marja e gradës “ Drejtues ” si shumë të tjerë që u emëruan po në detyra të rëndësishme dhe kupolën drejtuese të uniformave blu.
Në karrerierën e tij Jaeld Çela ka mbajtur detyrën e zv\drejtorit të policisë së Durrsit si dhe ka punuar në sektorë të ndryshëm në drejtorinë e përgjithshme të policisë së shtetit.
Në një operacion për shkatërrimin e një plantacioni me kanabis ai shfaqej në krah të ministrit Tahiri në fshatin Poçem të Mallakastrës por ndaj Habilajve të “ Babiçës ” në kohën e tij policia nuk mori asnjë inisiativë për ti goditur.
Mesa duket prokuroria e krimeve të rënda e lidh shpërdorimine detyrës nga ana e tij pikërisht me këtë grup kriminal pas hetimeve të autoriteteve italiane në përgjimet e të cilëve aktiviteti kriminal del që zhvillohet pikërisht në periudhën kur policia e qytetit bregdetar drejtohej nga ai.
Me ardhjen e Fatmir Xhafajt në krye të ministrisë së brendshme Jaeld Çela u shkarkua nga detyra duke u lënë në dispozicion pasi mesa edhe shërbimi i kontrollit të brendshëm ka disponuar informacione kompremetuese për të.
Jaeld Çela u ngrit shpejt në hirarkinë e policisë së shtetit por tashmë ai akuzohet për vepra penale të cilat duhet ti luftonte.
sosnews
