Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në trotuar me dëmtime të shumta në kokë në qytetin Sarandës.

Mësohet se ai është Leonard Qesari,banues në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës dhe është gjendur i pajetë rreth orës 05:25, të mëngjesit të ditës së sotme mbi trotuar.

Sipas policisë 61-vjeçari  ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.

Dyshohet se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike megjithatë policia po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version