Një 61-vjeçar është gjetur i pajetë mëngjesin e sotëm në trotuar me dëmtime të shumta në kokë në qytetin Sarandës.
Mësohet se ai është Leonard Qesari,banues në lagjen nr.4 të qytetit të Sarandës dhe është gjendur i pajetë rreth orës 05:25, të mëngjesit të ditës së sotme mbi trotuar.
Sipas policisë 61-vjeçari ka rënë nga shkallët e katit të gjashtë në hyrjen e pallatit ku banon dhe pasi ka rënë është munduar të ngrihet e të ecë ku më pas ka ndërruar jetë mbi trotuar.
Dyshohet se viktima ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike megjithatë policia po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes//sosnews.al
