Sa kohë xhaxhai i tij mbante veshur kostumin e deputetit, Danjan Ndoka kishte imunitet nga policia në qytetin e Lezhës.
Ndonse 20 vjeçari ishte shpallur në kërkim që prej vitit 2014 për “Vrasje me dashje kryer në bashkëpunim mbetur në tentative”, “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ai lëvizte I lirë në qytet ndërsa uniformat blu bënin “ një sy qorr ” e një “ vesh shurdh ”.
Për të gjykata e shkodrës pres 3 vitesh kishte caktuar masën e sigurisë “ arrest me burg ”.
Por këtë herë policia bëri detyrën. Në lezhë u dërguan forcat special RENEA pasi ai cilësohej një element i rrezikshëm kriminal që mund të kundërpërgjigjej me armë.
Danjan Ndokës iu gjet një pistoletë e rrallë, e markës SMITH WESSON me 6 fishekë.
Në shtator të 2014-ës ai tentoi të vriste një person në afërsi të Katedrales së qytetit të Lezhës.
Bëmat e nipit të “ Ben Ndokës ” nuk mbarojnë me kaq.
Ai është edhe i përfshirë në plagosjen ditën e zgjedhjeve në qytetin e Lezhës, rast për të cilin reagoi fort ish-kreu I LSI-së Ilir Meta, sot president i shqipërisë i cili asokohe bënte thirrje për “ armatosjen e popullit ” për tu mbrojtur nga bandat e partisë socialiste.
I plagosur mbeti militanti i LSI-së Florian Dushku, i cili u plagos edhe para 3 ditësh në Shëngjin.
Para disa muajsh Danjan Ndoka ka qëlluar me armë edhe në drejtim të një mjeti “ Range Rover ”.
Mesa duket këtë herë e kishte mbushur kupën dhe policia vendosi ta arrestojë duke I shtuar familjes Ndoka një tjetër pjestar me precedente kriminal.
SOS NEWS
