Një grup i cili merrej me shfrytëzim e prostitucionit u shkatërrua nga policia e Tiranës ndërsa në pranga ranë 10 persona si dhe proceduar në gjendje të lirë tre prej tyre.
Policia tha se aktiviteti kriminal bëhej nëpërmjet detyrës si taksist të shtetasve Ruzhdi Gapi dhe Gëzim Kasëmi të cilët transportonin vajzat, që ushtronin prostitucion, në hotele dhe ambiente pranë kryqëzimit të “Tregut elektrik”, në pronësi të shtetasit A. Ndoja.
Gjatë arrestimeve të bëra, në disa prej ambienteve është gjetur lëndë narkotike e llojit kokainë e ndarë në porcione, të cilat u sekuestruan. Në këtë operacion u sekuestruan gjithashtu 2 automjete, 9 aparate telefonike, 1 dozë kokainë si dhe një shumë prej 10.000 lekësh.
