Një 30-vjeçar u qëllua me armë zjarri këtë të enjte në Tiranë.

Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si  Astiri tek Unaza e Re,ku 30 vjeçari i indentifikuar si Gentian Rrahmani nga Kuksi por me banim në Tiranë,u qëllua me pistoletë nga një automjet në lëvizje.

Policia e cila mbërriti në vendngjarje,bëri të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Plagosja menohet se ndodhi pas një konflikti.Sipas policisë pas përplasjes fizike ku Rahmani së bashku me nje mikun e tij goditën një person dhe i thyen xhamat e makinës,ky i fundit ka qëlluar mbi Rrahmanin në lëvizje e sipër me mjetin e tij.

Deri më tani autori mbetet i paindentifikuar dhe për kapjen e tij janë ngritur postoblloqe në dalje të Tiranës.

Kontrolle po ushtrohen edhe në zonën e Kombinatit pasi sipas informacioneve  te mara nga policia se automjeti me të cilën po lëvizte autori u largua në atë drejtim.

Pritet dhe parrja në pyetje e 30-vjeçarit të plagosur për zbardhjen më të plotë të motiveve të ngjarjes.//sosnews.al

Leave A Reply

Do t`u japim zë të pazëve dhe t`u kërkojmë llogari atyre që nuk e bëjnë. Ne jemi S.O.S !

 

Exit mobile version