Një 30-vjeçar u qëllua me armë zjarri këtë të enjte në Tiranë.
Ngjarja ndodhi në zonën e njohur si Astiri tek Unaza e Re,ku 30 vjeçari i indentifikuar si Gentian Rrahmani nga Kuksi por me banim në Tiranë,u qëllua me pistoletë nga një automjet në lëvizje.
Policia e cila mbërriti në vendngjarje,bëri të mundur transportimin e tij drejt spitalit të Traumës ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Plagosja menohet se ndodhi pas një konflikti.Sipas policisë pas përplasjes fizike ku Rahmani së bashku me nje mikun e tij goditën një person dhe i thyen xhamat e makinës,ky i fundit ka qëlluar mbi Rrahmanin në lëvizje e sipër me mjetin e tij.
Deri më tani autori mbetet i paindentifikuar dhe për kapjen e tij janë ngritur postoblloqe në dalje të Tiranës.
Kontrolle po ushtrohen edhe në zonën e Kombinatit pasi sipas informacioneve te mara nga policia se automjeti me të cilën po lëvizte autori u largua në atë drejtim.
Pritet dhe parrja në pyetje e 30-vjeçarit të plagosur për zbardhjen më të plotë të motiveve të ngjarjes.//sosnews.al
