Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e 4 personave autorë të vjedhjeve te banesave në kryeqytet.
Të arrestuarit janë:
-Sehat Doci, 22 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë ( në momentin e ndalimit iu gjet dhe sekuestrua një sasi e vogël lënde e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa).
– Albion Shehu, 35 vjeç, banues në Kodër Kamëz – Tiranë.
– Fatmir Zyberi, 42 vjeç, banues në Bathore – Tiranë.
– Vasil Aruçi, 33 vjeç, banues në Kamëz – Tiranë, pasi u kap në flagrancë me një sasi lënde nrakotike.
Të arrestuarit u ndaluan pasi, në bashkepunim me njeri – tjetrin kanë vjedhur banesat e Xh. Sh., dhe S.N., banues në Bathore, ku kanë vjedhur, një televizorë, një shumë lekësh, vegla buqësore dhe ndërtimi.
Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar një pjesë e sendeve të vjedhura ku vijon puna per gjetjen dhe sekuestrimin edhe të sendeve të tjera te vjedhura.//sosnews.al
